Shërbimet Tona

Çdo krijim ndërtohet nga zero, vetëm për personin që do të surprizosh.

Përrallë e Personalizuar

Një histori unike ku personazhi kryesor është fëmija ose personi që ju doni të surprizoni.
✔ Me emër, imazh, detaje personale, familjarë
✔ Narracion profesional
✔ Ilustrime ose animacion

Film i Personalizuar (Fëmijë)

Një film emocional ku historia ndërtohet mbi jetën reale të personit.
✔ Ditëlindje
✔ Histori dashurie
✔ Surpriza familjare
✔ Përvjetorë

Këngë e Personalizuar (Fëmijë)

Këngë e krijuar vetëm për atë person.
✔ Tekst original
✔ Stil muzikor sipas dëshirës
✔ Për çdo rast (ditëlindje, dashuri, falenderim, etj.)

Këngë e Personalizuar (Të rritur)

Këngë e krijuar vetëm për atë person.
✔ Tekst original
✔ Stil muzikor sipas dëshirës
✔ Për çdo rast (ditëlindje, dashuri, falenderim, etj.)

Ftesa të Personalizuara

Ftesa digjitale kreative për:
✔ Ditëlindje
✔ Fejesë
✔ Dasmë
✔ Baby Shower
✔ Evente familjare
(Video, animacion ose dizajn statik)

Urim i Personalizuar

Personazhet e animuar urojnë fëmijën tuaj për:
✔ Ditëlindje
✔ Arritje shkollore
✔ Festa kombëtare
✔ Mesazhe motivuese
✔ Surpriza festive
(Video me zë dhe animacion AI)

Reklama për çdo biznes

Video profesionale me AI për promovimin e:
✔ Lodrave dhe produkteve
✔ Qendrave argëtuese
✔ Kopshteve & Shkollave
✔ Eventeve për fëmijë
✔ Menusë "Kids" në restorante

Kjo studio lindi nga vetë jeta. Pas më shumë se 15 vitesh pune në televizion, si gazetare, ku kam pasur fatin të tregoj shumë histori njerëzore — histori gëzimi, sfidash, dashurie dhe kujtimesh që mbeten. Gjithmonë kam besuar se fjala, zëri dhe imazhi kanë fuqinë të prekin zemrën e njerëzve.

Një moment i vështirë në jetën e një mikes sime të dashur, na bëri të ndalemi dhe të reflektojmë thellë mbi atë që ka vërtet rëndësi: kohën, dashurinë dhe kujtimet që krijojmë me njëri-tjetrin. Kështu na lindi një dëshirë e përbashkët — të krijojmë diçka që sjell dritë. Të bëjmë njerëzit të buzëqeshin. Sidomos fëmijët. Të mbledhim sa më shumë momente gëzimi dhe t’i kthejmë ato në kujtime që ruhen për gjithë jetën. Ne besojmë se gëzimi është dhurata më e çmuar që mund t’i japësh dikujt.

Dhe po, kjo është edhe puna jonë — një punë që kërkon përkushtim, kreativitet dhe shumë zemër.

Kjo nuk është thjesht një studio. Është një mënyrë për të mbledhur miliona buzëqeshje kudo në botë. Bashkë me ne në çdo punë të bukur, qëndron një engjëll, engjëlli Brandon. Çdo buzëqeshje shkon për të.

 

Arjana Kupi

Na kontaktoni: +355 69 521 6313

Gati të krijojmë dhuratën tënde?

Dhurata më e bukur është ajo që krijohet vetëm për TY. Porosit nga çdo vend i botës.

©  2026 All right reserved.

Back to top
Scroll to Top